Transmetuar më 18-07-2019, 07:58

Kryeministri i Finlandës, Antti Rinne, shprehet në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në vjeshtë.

Duke folur këtë të mërkurë në konferencën e prezantimit të programit të presidencës finlandeze të Bashkimit Europian në seancën plenarë të Parlamentin Europian në Strasburg, Rinne deklaroi se në tetor do të diskutohet lidhur me procesin e zgjerimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.

“Shpresoj, që nëse këto dy vende përmbushin kushtet, atëherë të vendosim për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me të dyja vendet.

Por çështja e madhe për ne është se Bashkimi Europian duhet t’i përgjigjet çështjeve që qytetarët europianë konsiderojnë si të rëndësishme, që kanë të bëjnë me ndryshimet klimaterike”, u shpreh Rinne.

Ai shtoi se Finlanda dhe Gjermania janë shumë të angazhuara për këtë proces, por nënvizoi se kjo është një çështje ku të gjithë shtetet anëtare mund të bëjmë më shumë. /a.y/noa.al