Transmetuar më 15-07-2019, 16:14
Ndahet nga jeta tragjikisht kryetarja e FRSSH-it për njësinë 6 në Tiranë, Rajselda Hamza.
Burime të NOA.AL kanë konfirmuar se e reja është përfshirë në një aksident rrugor.
Kanë qenë miqtë dhe shokët e saj që kanë shprehur ngushëllim për të, duke shpërndarë edhe lajmin tragjik.
“Njesia Administrative Nr.6 i shpreh ngushëllime familjes Hamza për humbjen e njeriut të shtrenjtë. U prefsh ne paqe Rajselda”, shkruhej në faqen e Facebook të njësisë bashkiake 6.
E ndiera është përciellë sot për në banesën e fundit. /k.k/noa.al/