Transmetuar më 14-07-2019, 21:16

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” të qytetit bregdetar.

Një punonjës i OSHEE duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.

I ndjeri mësohet se është P.H., 56 vjeç.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/