Transmetuar më 14-07-2019, 19:33

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gramsh.

Mësohet se trupi i pajetë i një vajze 25-vjeçare është gjetur e mbytur në Kanionin e Holtës, pasditen e sotme.

Viktima është shtetasja me inicialet E.S.

Uniformat blu thonë se viktima nga Lushnja është gjetur në dalje të kanionit.

Disa turistë shqiptarë mbetën të bllokuar në Kanionin e Holtës.

Shkak për bllokimin mësohet se janë bërë prurjet e shumta të ujërave nga shiu.

Mësohet se 3 turistë shqiptarë kanë humbur kontaktet.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat speciale, RENEA me polumbarët e saj. Ndërsa po ashtu kanë shkuar edhe MZSH dhe Emergjencat Civile.

Vijon krehja e zonës së kanioneve për tu siguruar që s’ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë./a.k/noa.al/