Transmetuar më 13-07-2019, 08:24

Mbrëmjen e kësaj të premte këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Besart Kallaku, festuan ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Ajka.

Një festë madhështore me njerëzit e tyre më të dashur, dhe një atmosferë me muzikë e kërcime.

Në videot më poshtë mund të shihni momentin kur vogëlushja i fryn tortës, e shoqëruar nga mami dhe babi.

Ajo që bie në sy është veshja me të kuqe, si kombinim mes Xhensilës dhe vogëlushes, teksa Besi kishte zgjedhur një kostum elegant.

Besi dhe Xhensila organizuan dy festa, në të cilat u shfaqën ndryshe, njëra e mbajtur pasdite me tullumbace dhe atmosferë fëminore dhe tjetra në darkë, me një mbrëmje me muzikë, ku nuk munguan as këngëtarët Bruno dhe Klajdi. /a.y/noa.al