Transmetuar më 13-07-2019, 07:58

Rreth një muaj aktori i humorit Gaz Paja i dha fund beqarisë me partneren e tij Ira Seferi.

Pas një dasme madhështore, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave, nuk mund të mungonte as albumi fotografik i çiftit.

Kështu fotografi i cili u kujdes për setin e martesës ka publikuar disa nga fotot e albumit, ku Ira dhe Gazi duken mjaft të dashuruar.

Aktualisht çifti ndodhen në muaj mjalti, në një resort jashtë shtetit.

Ndërkohë muaji i mjaltit u vonua thuajse një muaj, për shkak të angazhimeve të aktorit. /a.y/noa.al