Transmetuar më 12-07-2019, 11:58
Priti goditjen e fundit të këndit të jetës së tij, një pritje e cila i shkaktoi vdekjen në fushë.
Një portier i ri 17 vjeç u rrëzua në tokë, pasi priti me kraharor një goditje të fuqishme topi.
Në fushë nuk kishte ambulancë dhe dërgimi drejt spitalit më të afërt, rezultoi e kotë.
Ramón Ismael Coronel, i etiketuar nga miqtë si “Piki”, pësoi arrest kardiak, duke gjetur vdekjen.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një ndeshje mes dy skuadrave të reja të ligës rajonale në Buenos Aires, të Argjentinës.
Gjithçka ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në Colonia San Manuel, një qytet i vogël argjentinas, shkruan noa.al.
Futbollisti i ri u transferua me furgon në spitalin e Reconquista, rreth 50 kilometra larg fushës, por mjekët e deklaruan të vdekur. /a.y/noa.al