Gadishulli i Ballkanit vazhdon të mbetet në aktivitetin e të nxehtit me origjinë nga veriu i kontinentit Afrikan i cili po influencon temperatura shumë të larta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Enjte 04 Korrik 2019
Mbetemi në ndikimin e motit te kthjellet dhe te nxehte. Zonat malore rrezikohen nga shira te izoluar gjate oreve te mesdites. Temperaturat e ajrit do te arrijne deri ne 39 gradë Celsius!
Moti do të mbetet i nxehtë ndërsa mesdita në zonat malore nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara në formën e stuhive. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 18/37°C
Zonat e ulëta 20/40°C
Zonat bregdetare 23/36°C
JAVA
Kjo javë paraqitet kryesisht me kthjellime ne te gjithe territorin, perjashtuar mesin e javes ku vranësirat dhe shirat do te jene te pranishme, me te dukshme ne zonat malore. Temperaturat e ajrit do te jene te larta ku termometri do te ngjitet deri ne 39⁰C.
MUAJI
Persa i perket muajit Korrik, parashikohet i thate dhe i nxehte.
Reshjet do të jenë nën normën mujore përjashtuar ekstremin verior dhe zonat lindore ku reshjet do te jene disi më të pranishme.
Ndërsa temperaturat e ajrit do te jene mbi vlerat mesatare shumëvjeçare.
Më e ndjeshme kjo anomali paraqitet ne ultësirën perëndimore. /NOA.AL/