Transmetuar më 18-06-2019, 13:18

Ne shpesh nuk i kushtojmë vëmendje të duhur sinjaleve që trupi ynë na jep çdo ditë. Ne jemi gjithmonë të zënë në një botë që po shkon me shpejtësi të furishme dhe ne e lëmë trupin tonë pas dore.

Këtu janë disa këmbana të alarmit që trupi ynë na lajmëron, dhe ndoshta ne i nuk marrim parasysh.

Nëse nuk keni frymëmarrje normale gjatë disa aktiviteteve të zakonshme ose normale, ose shpesh djersisni në të gjitha rrethanat, ose nëse keni dhimbje fikse, edhe pse jo shumë të forta, në pjesën e sipërme të barkut, duhet të ndaloni pak dhe të dëgjoni mjekun tuaj.

Këto janë shenja më pak të njohura të një sulmi në zemër që mund të të kapin nëse vazhdoni të mos i kushtoni vëmendje këtyre sinjaleve.

Prandaj jo vetëm simptomat më të njohura (stresi, presioni i lartë i gjakut, dhimbja e shpinës etj.), janë bartës të problemeve koronare, por shpesh ka disa shenja të mëhershme që do të ishte mirë t’i kushtoni rëndësinë e duhur./b.l/noa.al/