Transmetuar më 14-06-2019, 11:57

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme për gjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda, Idriz Milkurti.

Në vendimin e sotëm gjyqtarit iu komunikua shkarkimi nga detyra.

Kjo pasi trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo, nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, e gjetën të papërshtatshëm për vijimin e detyrës.

KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për këstin 20 mijë euro të një apartamenti si dhe shkollimin e të birit në Britaninë e Madhe.

Sakaq Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK dhe KPK nuk kanë gjetur probleme për figurën, duke e cilësuar gjyqtarin Idriz Mulkurti si të përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Lidhur me profesionalizmin, është cilësuar mesatar. /a.y/noa.al