Transmetuar më 13-06-2019, 00:30
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Laç.

Mësohet se një person është vrarë këtë mbrëmje nga disa të shtëna me armë zjarri.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një ngatërrese mes të rinjsh, në afërsi të Gjykatës së Laçit.

I ndjeri mësohet se është një 25-vjeçar me inicialet Viktor Shkorreti.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e detajeve si dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë së Lezhës, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe  FNSH-së,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve./a.k/noa.al/