Transmetuar më 05-06-2019, 23:22
Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30.
Dy persona janë goditur nga një makinë në Mitrovicë, duke kaluar te vijat e bardha.
Mediat vendase shkruajnë se të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.
Nuk ka ende detaje në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.
Organet përkatese po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit./a.k/noa.al/