Transmetuar më 27-05-2019, 09:00

Këngëtari Gena, nuk mund të identifikohet ndryshe pa flokët e tij të gjata kaçurrela.

Këtë të diel teksa ishte i ftuar në ‘E diell’, ai tregoi një moment të vështirë, kur i qethën flokët tullë.

“Kam një histori të dhimbshme kur m’i prenë flokët. Unë kujdesem shumë për to dhe mendoj se i gjithë sekreti im është te flokët. Në vitin 1992 kam qenë ushtar në Gardë, në zonën e ish-bllokut në Durrës. Teksa isha në shërbim më zuri gjumi. Më mbajtën për dy muaj në Policinë Ushtarake dhe m’i qethën flokët tullë”, tregoi ai.

Duke qeshur ai kujtoi se nuk e shikonte dot veten pasi nuk kishte pasqyrë.

“Isha shumë kureshtar të shikoja veten pa flokë, do të dukesha llapush apo jo dhe e di ç’bëra? Mbusha me ujë lavamanin e betonit dhe aty pashë veten tullac”, tha këngëtari. /a.y/noa.al