Transmetuar më 26-05-2019, 13:38

Dy të burgosur shqiptarë Ervis Markja, 26 vjeç dhe Adriatik Gega, 28 vjeç, janë arratisur nga burgu i Carinola në Itali, gjatë natës mes 25 dhe 26 maj.

Shqiptarët u arratisën nga burgu i cili deri në vitin 2013 ishte i sigurisë së lartë, ndërsa mungesa e tyre u pikas nga rojet vetëm në orë 02.45 të mëngjesit të kësaj të diele.

Në kërkim të tyre janë vënë forca të shumta policie.

Ervis Markja ishte arrestuar në janar të vitit 2016 bashkë me dy persona të tjerë, ku përplasën një makinë policie me mjetin e tyre, ndërsa në makinë ju gjetën disa armë të vjedhura.

Ndërkohë Adriatik Gega, ishte arrestuar në vitin 2012 në provincën e Benevento, i akuzuar si pjesë e një grupi të specializuar për grabitje banesash, ndërkohë që u ndalua bashkë me tre të tjerë. /a.y/noa.al