Transmetuar më 26-05-2019, 10:32
Foto ilustruese

Një person i dënuar për trafikim droge nga Krimet e Rënda, është vënë në prangat e policisë së Mallakastrës, në bashkëpunim me atë të Fierit.

I arrestuari është Qamil Muçaj, 46 vjeç, banues në Mallakastër.

Ndalimi i tij u bë gjatë kësaj të shtune, pas informacioneve të siguruara nga uniformat blu.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me vendimin e datës 21 maj 2018, e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Ndaj të dyshuarit për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë. /a.y/noa.al