Transmetuar më 26-05-2019, 07:58

Këtë të diel djali i këngëtarit të njohur Sinan Hoxha dhe bashkëshortes së tij Andrra Destani, ka mbushur 3 vjeç

Teksa vogëlushi shihet më i rritur, prindërit nuk e kanë kursyer festën për të dhe as tortën me personazhe.

Ata kanë pozuar bashkë me djalin të buzëqeshur, teksa Ansi shihet mjaft lozonjar.

E emocionuar në këtë ditë, Andrra ka bërë një dedikim të veçantë për të birin.

“Edhe në njëmijë përpjekje të tjera, jeta s’do të kishte ditur të më falte bekim më të madh… Prej tre vitesh frymoj për ty e të jetoj në çdo mendim timin, në çdo lutje, në çdo qelizë! Premtoj mos të ta lëshoj kurrë dorën, në asnjë sfidë të jetës, në asnjë çast vështirësie, në asnjë sekondë të saj…

Rrëmbeji jetës kënaqësi të pafundme e mos u ndal kurrë së luftuari për gjithçka do. Gëzuar ditëlindjen, emocioni im i parë! Je ëndrra që unë prek çdo ditë”, shkruan Andrra. /a.y/noa.al