Transmetuar më 25-05-2019, 17:03

Policia ka shoqëruar në komisariat dy protestues që po vinin në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i PD-së për Korçën, Andrea Mano.

Ai ka thënë se autobusi me të cilin ata udhëtonin është ndaluar në Bulgarec.

Mano pretendon se shoqërimi i protestuesve në komisariat është bërë pa pasur arsye.

Të shoqëruarit janë Artur Keci, dhe Klement Karafili, ky i fundit ish-efektiv policie. /k.k/noa.al/