Transmetuar më 25-05-2019, 13:58

Tre pronarë servisesh janë arrestuar nga autoritetet në Kukës.

Ata akuzohen për trafikim dhe kontrabandë të automjeteve, teksa policia thotë se në pranga janë vënë shtetasit F.B., 45 vjeç, S.M., 46vjeç dhe Z.N., 42 vjeç, të tre banues në Kukës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit u konstatuan mjete pa ju nënshtruar regjimit doganor, mjete të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Të tre akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Fshehja e të ardhurave”. /k.k/noa.al/