Transmetuar më 25-05-2019, 12:54

Festivali i Kanës ka qenë kryefjala e këtyre ditëve. Një numër i madh personazhesh të njohur “kanë zbarkuar” në Kanë për të qenë të pranishëm në festivalin më të rëndësishëm të filmit.

Shumë kanë tërhequr vëmendjen për veshjen dhe paraqitjen e tyre, por një çift ka marrë të gjithë vëmendjen e fotografëve dhe të pranishmëve për shkak të një propozimi.

Një burrë është ulur në gjunjë për t`i propozuar martesë partneres së tij në tapetin e kuq dhe nuk mund të kishte gjetur një vend më të veçantë se kaq.

Ngjarja nuk kishte si të kalonte pa bërë zhurmë apo si mos të zbuloheshin identitet e protagonistëve. Ai është një milioner grek i quajtur Milos Kant, ndërsa ajo është një yll i një reality shoë në Portugali, e quajtur Margarida Aranha.

Ata kanë rreth një muaj që njihen dhe duket se dashuria është aq e madhe saqë Kant ka vendosur të hedhë një hap të rëndësishëm, siç është propozimi për martesë.

Lidhja mes çiftit është komentuar shumë për shkak të diferencës së moshës mes tyre, megjithatë në këto raste vlen shprehja “Dashuria nuk njeh moshë”.