Transmetuar më 24-05-2019, 09:59

Një nënë emigrante dhe dy vajzat e saj u gjetën të vdekura në apartamentin e tyre në Floridsdorf, të Vjenës, në Austri.

Shefi lokal i policisë, Patrick Maierhofer, tha se gruaja e vdekur është Vesna M. 45 vjeçe nga Serbia dhe dy vajzat e saj binjake.

Zbulimi i kufomave u bë këtë të martë dhe sot u publikuan detaje nga autopsia e cila tregon se vdekja e tyre ka ndodhur mes fundit të muajit mars dhe fillimit të prillit.

Gruaja 45-vjeçare dhe dy vajzat binjake 18-vjeçe, ishin emigrante të huaja.

“Gjetën vdekjen nga uria, ekspertiza nuk nxori asnjë shenjë helmimi”, thanë ekspertët.

Familja emigrante serbe, ishte e njohur nga shërbimet sociale, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike.

Dy vajzat nuk e frekuentonin shkollën qysh prej vitit 2016, shkruan noa.al. Nëna e tyre pavarësisht se kishte kërkuar ndihmë për shkak të vështirësive ekonomike, në një moment nuk iu ishte drejtuar më shërbimeve sociale. /a.y/noa.al