Transmetuar më 24-05-2019, 09:30

Fut në gojë karikuesin e telefonit dhe gjen vdekjen. Është kjo mënyra tragjike në të cilën humbi jetën një vogëlushe indiane 2 vjeçe në shtetin e Uttar Pradesh, teksa ishte në shtëpi me gjyshërit.

Të moshuarit kishin lënë karikuesin në prizë, kur në një moment vogëlushja e futi kabullin në gojë. Pikërisht kontakti me korrentin i kushtoi jetën të miturës.

Gjithçka ndodhi këtë të diel, teksa nëna e cila kishte shkuar për vizitë te prindërit e kishte lënë vetëm me ta dhe në një moment shpërqendrimi, ndodhi gjëma.

Vogëlushja u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët deklaruan vdekjen e saj.

Policia e klasifikoi ngjarjen si aksidentale. /a.y/noa.al