Transmetuar më 24-05-2019, 07:44

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, në një dalje televizive ia ka nisur me rrëfenja për Kryeministrin.

Në OraNews, Gjuzi tha se Edi Rama nuk di t’i japë as biçikletës dhe as makinës.

Por Gjuzit i kishte ngelur merak se nëse Rama do kishte bërë kursin e makinës te kompania e tij do të ishte bërë jo vetëm një shofer i paparë.

“Që Rama nuk di të qepë një dhe që nuk di t’i japë biçikletës dy, besoj se e dini", tha deputeti Gjuzi duke treguar më tej pronësinë mbi një autoshkollë dhe pishmanin e tij për Edi Ramën.

Për z.Gjuzi, nëse Rama do të bënte kursin tek autoshkolla e tij, jo thjesht do të bëhej shofer i mirë, por dhe burrë shteti i paparë:

"Unë kam qenë pronar i një autoshkolle. Nëse do të kishte ardhur për të mësuar tek instruktorët e mi, Edi Rama do të kishte mësuar dhe do ta drejtonte shumë mirë shtetin".