Transmetuar më 23-05-2019, 15:34

Lajmi se jo vetëm është në një lidhje, por edhe se shumë shpejt do ta kurorëzojë atë, u përhap me shpejtësi që pas deklaratës së vetë Jonidës në “Xing me Ermalin” të shtunën, por tani që gjithçka u bë publike, rrjeti ka nisur “kërkimet” për të zbuluar më shumë për lidhjen e bukuroshes së njohur të ekranit.

E fundit është kjo foto, e cila tregon një moment të bukur të moderatores. Çasti kur aktori i njohur Besnik Krapi i ka dhuruar unazën dhe bashkë me të, me siguri, edhe propozimin. Nga fotoja, momenti duket shumë romantik, por detajet s’mund t’i dimë…

Jonida rrëfeu në “Xing me Ermalin” se Besniku dhe ajo janë njohur gjatë xhirirmeve të filmit “O sa mirë”: “Nuk ishte dashuri me shikim të parë, sepse ne njiheshim më parë. Quhet Besnik.

Ai është aktor dhe ka një kompani të tijën. Problemi është që më ka zënë halli, sepse që kur jemi prezantuare, familja ime do më shumë Besnikun se mua”,- tha moderatorja me humor.

Ndonëse nuk janë ndeshur asnjëherë bashkë në publik, Jonida dhe Besniku tashmë nuk kanë ç’të fshehin më. Fotoja është postuar nga një kafene në Londër, ku Jonida ka qëndruar para disa kohësh.