Transmetuar më 22-05-2019, 15:16

Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur është regjistruar mesditën e sotme në Ballsh. Një i ri, duke drejtuar makinën e tij ka përplasur për vdekje kalimtarin.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:15, në qytetin e Ballshit, ku G.M, 26 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin Isa Malaj, 48 vjeç, banues në Ballsh, i cili ishte duke ecur në këmbë.

Si pasojë e përplasjes Malaj ka marrë dëmtime dhe pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u trasportua për në Spitalin Rajonal Fier, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë, ai nuk mundi të shpëtonte për shkak të plagëve të rënda.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./b.l/noa.al/