Transmetuar më 22-05-2019, 09:23
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, i cili rezultonte me tre emra, është arrestuar pasditen e kësaj të marte nga policia e Beratit.

Kështu u vu në pranga Gazmir Polovina i njohur ndryshe si Gazmend Polovina dhe Julian Bebri, 44 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij i përkohshëm u bë pasi Gjykata e Milanos në Itali në mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale “Organizate kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

44-vjeçari akuzohet në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme, në pritje të ekstradimit. /a.y/noa.al