Transmetuar më 22-05-2019, 07:57

Rreth një javë më parë bukuroshja shqiptare u bë nënë për herë të parë, si fryt i martesës me aktorin Tolgahan Sayisman.

Djalit të tyre ia vunë emrin Efehan, emër të cilin e kishin zgjedhur qysh kur bukuroshja ishte shtatzënë.

Por për herë të parë Almeda ka publikuar këtë të martë një portret të ëmbël familjar, bashkë me djalin.

“Momenti kur e morëm engjëllin tonë në krahë pas lindjes”, shkruan Almeda.

Megjithatë ajo është treguar e kujdesshme që ti mbulojë fytyrën vogëlushit, ndërkohë që vetë shihet e përlotur. /a.y/noa.al