Transmetuar më 21-05-2019, 22:40

Video e mëposhtme tregon momentin e tmerrshëm kur një peshëngritës thyen gjurin.

Peshëngritësi Yaroslav Radoshkevich ka përjetuar një lëndim të tmerrshëm teksa po garonte në Kampionatin Euroaziatik në Rusi.

Siç tregojnë pamjet e rënda, Radoshkevich theu gjurin teksa po ngrinte peshë.

Ai pati probleme me ngritjen e peshës prej 250 kilogramëve, duke dështuar në dy tentativat e para të tij.

Tentativa e tretë ishte ajo që shkoi më keq, ku peshëngritësi theu këmbën e djathtë.

Video e mëposhtme nuk këshillohet të shihet nga personat me ndjeshmëri të lartë./a.k/noa.al/