Transmetuar më 19-05-2019, 23:22

Zbulim i tmerrshëm për një vajzë 20 vjeçare pasi mësoi se i dashuri po nxiste meshkuj të tjerë që ta përdhunonin.

Vajza nga Preston në Angli, emri i të cilës censurohet për etikë, ka publikuar në rrjete sociale atë që i ka ndodhur me djalin 29 vjeçar me të cilin ajo ishte e lidhur prej disa kohësh.

Vajza tregoi se herë pas here i dashuri bënte foto dhe video teksa bënin seks dhe ajo mendonte se i donte thjesht për vete.

Por disa dyshime i lindën teksa i dashuri po i bënte biseda që lidheshin me mundësinë për seks me të tretë.

Vajza ishte shprehur qartësisht kundër, raporton noa.al duke cituar mediat londineze.

Nën dyshime të tilla arriti ti hapë telefonin celular dhe u tmerrua nga ato që pa.

I dashuri kishte nxjerrë një njoftim në Craiglist ku ftonte meshkuj që të përdhunonin të dashurën e vet. Në komunikime dërgonte dhe foto e video të akteve seksuale me të dashurën e tij.

Për më tepër kishte shkëmbyer dhe disa emaile siç shikoni fotot në galeri ku spikat një prej tyre në të cilin shkruhej: "Ti mund ta përdhunosh të dashurën time".

Vajza tregon se priste që pas 4 vitesh lidhje ai ti propozonte martesë, por ndodhi krejt e kundërta.

E tmerruar u nda menjëherë prej tij dhe nxori të dhënat në Twitter.