Transmetuar më 18-05-2019, 08:58

Një mjek i Ohio University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka abuzuar seksualisht me 117 studentë djem, për disa vite me radhë.

Është kjo ajo që thuhet në një raport të Universitetit, sipas të cilit drejtuesit e universitetit ishin në dijeni të veprimeve të tij, por nuk bënë asgjë për ta ndaluar.

Doktor Richard Strauss, i cili i dha fund jetës në vitin 2005, akuzohet se ka abuzuar përgjatë viteve 1979 deri në 1997.

Rektori i Ohio State, Michael Drake, kërkoi ndjesë të thellë ndaj cilitdo person që ka rënë pre e abuzimeve të Strauss, ndërsa foli për një “dështim të rëndë të institucionit”, ndërsa falënderoi viktimat për kurajën e tyre.

Shumë nga akuzuesit e Strauss, pranuan se ishin ngacmuar seksualisht në dhomat e zhveshjes dhe se ishin prekur në pjesët intime, por mendonin se profesorët e tyre e dinin dhe se mund të ishte praktikë e kontrollit mjekësor, shkruan noa.al.

“Urojmë që raporti të detyrojë Universitetin që të marrë përsipër përgjegjësitë, që nuk arriti të mbrojë studentët. Nëse refuzon që të marrë përgjegjësitë, do e çojmë çështjen deri në nivelin e fundit të drejtësisë”, deklaroi Steve Estey, avokat i disa ish-studentëve. /a.y/noa.al