Transmetuar më 11-05-2019, 15:25

Një vajzë e re humbi jetën si pasojë e një sëmundjeje ngjitëse që e mori nga një qen. Ajo shkoi për ta shpëtuar kafshën që kishte humbur në rrugë, pa e ditur se do ta pësonte vetë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Filipine, ku Birgitte Kallestad, nga Norvegjia, kishte shkuar me pushime.

Mendohet që qeni ishte i infektuar me sëmundje ngjitëse, të cilën ia transmetoi vajzës kur e mori në resortin ku po qëndronte.

Familja e saj njoftoi se Brigitte kishte marrë disa kafshime të lehta nga qeni teksa po luante, të cilat i kishte dezinfektuar.

Ajo u sëmur pasi u kthye në Norvegji dhe ndërroi jetë të hënën në spitalin ku punonte. /k.k/noa.al/