Transmetuar më 09-05-2019, 19:10

Po shkonte të hapte derën, por nuk e dinte se aty do të gjente një "mysafir" të paftuar dhe e pësoi rëndë.

Një burrë në Shtetet e Bashkuara po hynte në shtëpinë e tij, dhe sapo hapi derën një gjarpër e kafshoi në fytyrë.

Momenti është kapur nga kamerat e sigurisë së shtëpisë së Jerel Heywood, ndërsa zvarraniku e kafshoi atë në fytyrë.

Heywood ka thirrur fqinjët për ndihmë, të cilët e vranë gjarprin dhe i dhanë atij ndihmën e parë, para se ta dërgonin në spital.

Burri ishte me fat pasi nuk kishte të bënte me një gjarpër helmues dhe mori një mjekim të lejtë. /k.k/noa.al/