Keku që kushtoi 40 mijë euro.
Nuk do ta harrojë lehtësisht kekun në formë strudel një grua nga Venecia, të cilës i kushtoi një shifër rekord.
Alberto Vazzoler, ish dentisti 52-vjeçar nga San Donà di Piave në Tetorin e vitit 2016 fshehu paratë tek soba duke mos i deklaruar tek autoritetet tatimore, por e fejuara e tij i bëri gjëmën.
Silvia Moro kishte futur si gjithmonë ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, kur pas pak minutash u alarmua nga një erë e pazakontë që vinte nga kuzhina.
E pazakontë sepse nuk ndodh shpesh herë të nuhasësh aromën e 40 mijë eurove që digjen një nga një.
Lajmi është bërë i ditur nga policia italiane.
Alberto Vazzoler, një sipërmarrës i njohur i zonës së San Dona di Piave, në afërsi të Venecias, akuzohet për riciklimin e dhjetëra miliona eurove jashtë Italisë.
Ai nuk ishte pothuajse asnjë nga pasuritë që posedonte në emrin e tij, për tu shmangur detyrimeve ndaj shtetit./a.k/noa.al/