Transmetuar më 16-04-2019, 20:57

Pas vendimit të Parlamentit për të hequr vizat për shqiptarët, ka reaguar qeveria e Holandës.

Me anë të një njoftimi për mediat thuhet se “Parlamenti kërkoi pezullim të vizave për shqiptarët”, dhe se për momentin nuk ka ndryshime në politikat e vizave.

“Po shohim cilat hapa do ndërmarrim”, thuhet në reagimin zyrtar të qeverisë holandeze.

Por gjithsesi lajm i mirë mbetet fakti se edhe pas këtij vendimi, ccdo qytetar që ka pasaportë biometrike mund të udhëtojë lirisht.

“Për momentin, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: të gjithë nënshtetasit shqiptarë  mbajtës të një pashaporte biometrike  mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, thuhet në njoftimin e qeverisë holandeze. /k.k/noa.al/