Transmetuar më 23-03-2019, 23:22

3 vite e 9 muaj burg do të vuajë një shqiptar i arrestuar dy vite më parë në Itali.

Pas hetimeve, doli në pah se ai shpërndante marijuanë dhe kokainë.

Sipas mediave lokale atje, shqiptari i dënuar  është identifikuar si Emiljano Korreshi.

Shqiptari u arrestua në vitin 2017 në kohën që po zbriste nga autobusi në Modica në sheshin e njohur si “Falcone-Boresellino”.

Në dorë ai kishte një qes, çka ngriti dyshime te karabinierët.

Këta të fundit gjetën në çantën e shqiptarit 5 kg hashash të ndarë në 5 pako dhe 30 gram kokainë.

Mediat nënvizojnë se Korreshi kishte rolin e korrierit, ndërsa ai do të vuajë dënimin në burgun e Raguzës. /k.k/noa.al/