Transmetuar më 23-03-2019, 21:58

Nuk kanë të ndalur djegiet e automjeteve në qytetin bregdetar të Vlorës.

Këtë mbrëmje është shkrumbuar një tjetër makinë në lagjen “Çole”.

Flakët u shuan nga një zjarrfikëse, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Ka dyshime se edhe në këtë rast kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar.

Mjeti tip Pezho 206 mësohet se përdorej nga një vajzë me inicialet J.B. /k.k/noa.al/