Transmetuar më 23-03-2019, 18:31

Ditën e sotme u mbajt Kongresi i Partisë Socialiste.

Në përfundim të Kongresit që zgjati 7 orë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një komunikimi me gazetarët ka deklaruar se shumica do te miratoje reformen zgjedhore bazuar te rekomandimet e OSBE-se.

"Opozita ka krijuar një ngërç artificial. Na lind detyra të përfaqësojmë masën e të gjithë shqiptarëve që duan një të ardhme më të mirë. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc të angazhimeve. Rritje të eksporteve, turizmit dhe punësimit. Refuzoj politikën destruktive dhe gjuhën e urrejtjes. Shqipëria është një vend me vokacion europian dhe rruga e vetme mbetet Europa. Në prag të zgjedhjeve lokale të tjera sfida na presin", tha Balla.

Ai ka vijuar më tej duke thënë se PS është e vendosur për të çuar përpara reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së duke e bazuar në tre shtylla, depolitizimi, sigurimi i votës dhe aplikimi i teknologjisë për votim dhe numërim elektronik.

"PS-ja është e vendosur për të cuar përpara reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së duke e bazuar në tre shtylla, depolitizimi, sigurimi i votës dhe aplikimi i teknologjisë për votim dhe numërim elektronik. Djegia e mandateve është një akt i pashembullt. PS-ja i bën thirrje qeverisë dhe Kuvendit të avancojnë axhendën europiane. Dialogu mbetet e vetmja zgjidhje në favor të vendit. Kongresi vendosi piketat për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e 2021" tha ai.