Transmetuar më 23-03-2019, 08:13

Një krim i rëndë është regjistruar në një familje të Gramshit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grekan, ku 35-vjeçari A.Hysa akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij duke e mbytur me duar në banesë.

Nuk dihen ende motivet që e kanë çuar të riun drejt këtij akti makabër, ku viktimë ka mbetur 32 vjeçarja G.Hysa.

E sinjalizuar për ngjarjen, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 35 vjeçarit.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme./b.l/noa.al/