Transmetuar më 22-03-2019, 13:23

Duhet të përballet me drejtësinë një vajzë 19-vjeçare me emrin Tay’Lor Smith, e cila më 27 mars do të përballet me dënimin, ku rrezikon një vit burg si dhe 5 mijë dollarë gjobë.

Vajza amerikane nga Washington, pranoi se e shtyu shoqen e saj Jordan Holgerson, 16 vjeçe nga një urë prej mbi 20 metra lartësi, në lumë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht dhe u filmua nga një video amatore. Vajza përfundoi në ujë si pasojë e shtytjes nga ura, duke pësuar një sërë dëmtimesh, mes tyre edhe thyerje kockash.

“Hipa në majë të urës dhe shoqja ime erdhi me mua. Po matej të hidhej, por unë nuk isha e bindur për ta bërë. I thashë, nuk do të hidhem kurrë, nuk jam gati, por ajo më shtyu”, tha Jordan Holgerson, e cila pësoi dëmtime të shumta fizike.

Nëna e Jordan, Genelle Holgerson, thotë e bija po bën ende trajtime fizioterapie, për të rimarrë veten, shkruan noa.al.

Pas aksidentit, Smith u shfaq në emisionin televiziv “Goood Morning America”, duke thënë se nuk i kishte menduar pasojat, “Pandeha se çdo gjë do ecte mirë. Ishte Jordan që më shty, pasi donte të hidhej por kishte frikë”. /a.y/noa.al