Transmetuar më 22-03-2019, 10:28

Një thashethem për të shoqen dhe ai i preu organin gjenital rivalit në dashuri.

Në zonën ku jetonin flitej prej kohësh se gruaja kalonte shumë kohë me një burrë tjetër, gjatë kohës që ai nuk ishte në shtëpi, kështu që burri vendosi të shkojë në shtëpinë e “të dashurit” të gruas dhe i preu organin gjenital, i ndihmuar nga dy persona të tjerë.

Ngjarja shokuese vjen nga Majengo, nga rajoni i Songwe në Tanzani dhe u shënua më 15 mars.

Siç raportojnë mediat vendase, gjithë kronologjia e ngjarjes u tregua nga një fqinje e viktimës. Gruaja e agresorit shkonte shpesh në shtëpinë e të ndjerit, deri kur një ditë, pak pasi ishte larguar, tre burra hyn në banesë dhe i prenë organin gjenital me thikë, të dashurit të hamendësuar të gruas, për tu zhdukur më tej.

Fqinja tregoi se dëgjoi klithmat dhe lutjet për ndihmë të viktimës së identifikuar vetëm me emrin Sebastian të cilin e shihni në foto, por që nuk shërbyen.

I gjakosur dhe mes dhimbjes, burri lajmëroi të vëllanë, i cili e çoi në spital dhe më tej bën denoncimin, shkruan noa.al. Tashmë autoritetet janë vënë në kërkim të të dyshuarit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, të cilët janë zhdukur pa gjurmë. /a.y/noa.al