Transmetuar më 21-03-2019, 19:52

Të gjithë e njihnin se shitës të frutave dhe perimeve, por një shqiptar kryente edhe tregtimin e drogës në Itali.

Ai është një i ri 25-vjeçar për të cilin banorët kishin vërejtur sjellje të dyshimta dhe për këtë kishin njoftuar Carabinierët.

Menjëherë filloi mobilizimi i autoriteteve duke siguruar prova se brenda në dyqan nuk shiteshin vetëm fruta dhe perime, por edhe lloje të ndryshme të drogës.

Kërkimet vazhduan edhe në shtëpinë e shqiptarit, ku u gjetën në total 65 gram kokainë, 25 kg marijuanë dhe 7 gram hashash dhe 4 mijë euro. /k.k/noa.al/