Transmetuar më 20-03-2019, 21:35

Teknologjia ka evoluuar shumë, por që të arrite deri në fazën sat ë mundësonte edhe ndërhyrjet kirurgjikale në distancë, kjo është e paimagjinueshme.

Por ja që ka ndodhur. Operacioni i rrallë është realizuar përmes rrjetit celular 5G. Duket e çuditshme, por një kirurg kinez e ka realizuar operacionin e parë të trurit në një distancë prej 3 mijë kilometrash, vetëm përmes rrjetit celular 5G.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, një pacient me sëmundjen e Parkinsonit në Pekin, që kishte një implant të vënë në trurin e tij, u operua nga një mjek që ishte më shumë se 3 mijë km larg.

Operacioni është kryer nga Dr Ling Zhipei, i cili është një kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Pekin.

Duke përdorur robotët kirurgjikale ai ka futur një implant të thellë të stimulimit të trurit, një pajisje e përdorur për të provuar dhe kontrolluar dridhjet që pacientët me Parkinson vuajnë, në trurin e pacientit. Procedura u krye të shtunën dhe zgjati rreth tre orë. /k.k/noa.al/