Transmetuar më 19-03-2019, 12:44

Filloreta Raçi e njohur nga të gjithë si Fifi, është një prej këngëtareve më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Me një natyrë të lirshme dhe spontanitet që i buron natyrshëm, Fifi hyri shumë shpejt në zemrat e publikut.

Së fundmi ajo ka zbuluar një tatuazh të madh që ka bërë në kurrizin e saj dhe nuk është një tatuazh çfarëdo.

Në kurriz ajo ka bërë tatuazh disa fjalë që do frymëzonin çdo femër, “Gjithmonë një grua e fortë”.

Fotografinë e tatuazhit e ka publikuar në Instastory, duke zbuluar edhe kuptimin. /a.y/noa.al