Transmetuar më 19-03-2019, 09:49

Një krim i rëndë u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, ku poshtë banesës së nënës së tij, u ekzekutua me armë zjarri 26-vjeçari Jurgen Kurti.

I riu njihej si biznesmen, menaxher i VIP-ave dhe ish-model. Nga hetimet lidhur me vrasjen, dyshohet se dy persona i kanë bërë pritë poshtë pallatit të tij, në rrugën “Zef Jubani”, mbas postës nr.8, teksa mendohet se e kanë mbajtur nën vëzhgim.

I riu u qëllua pak pas orës 22.00 me tre plumba, të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Ndonëse rrethanat e krimit janë të paqarta, dyshohet se kanë qenë dy persona me motor ata që kanë kryer krimin, të cilët janë larguar me shpejtësi.

I riu kishte shkuar të takonte të ëmën, e cila ndodhej në banesë, kur iu vra i biri.

Por Jurgeni nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, madje ai është ndaluar dy herë nga policia, për dy vrasje të ndryshme, njëra ajo e të atit.

Më konkreritsht në vitin 2016, ai së bashku me dajën e tij Leonard Ristani, u arrestuan për vrasjen e babait, Artur Kurti. Mirëpo në vijim të hetimeve edhe për shkak se daja mori përsipër fajësinë, i riu u lirua.

Ndërkohë në vitin 2017, ai u ndalua në vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi.

Jurgeni u akuzua se bashkë me vjehrrin e tij Konstandin Ekonomi dhe vëllanë e këtij të fundit Kujtim Ekonomi, pas konfliktit me Arapin për motive pronësie, ky i fundit mbeti i vrarë.

Mirëpo, pamjet filmike treguan se Jurgeni nmuk kishte gisht, duke bërë që të lirohej. /a.y/noa.al