Transmetuar më 19-03-2019, 08:26

Ajo është bashkëshortja e një prej futbollistëve më të pashëm që ka patur kombëtarja shqiptare ndonjëherë.

Bukuroshja italiane Monika Cana, e cila prej vitesh është martuar me ish-kapitenin Lorik Cana dhe kanë një djalë bashkë, duket e lumtur me familjen e saj.

Këtë të hënë ajo ka aktivizuar seksionin e pyetjeve dhe përgjigjeve në Instagramin e saj.

Monika është përballur me pyetje në italisht dhe shqip, ku mes tyre arkitektja është pyetur, a e kishte menduar veten ndonjëherë si nuse shqiptare.

Kësaj pyetje Monika i është përgjigjur në shqip, duke thënë, “Një nuse është njëjtë në të gjitha kombësitë”. /a.y/noa.al