Transmetuar më 18-03-2019, 23:25

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i vdekur 26-vjeçari Jurgen Kurti, i njohur në Tiranë edhe si menaxheri i VIP-ave.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë pasi u qëllua me breshëri 10 plumbash.

Familjarët e të vrarit Jurgen Kurti kanë shkuar pranë vendit ku mbeti i vrarë i dashuri i tyre dhe janë dëgjuar nën britma dhe lotë për humbjen e tij.

Kurtit iu organizua atentat teksa po kthehej në shtëpinë e tij pranë Stadiumit “Dinamo” në Tiranë, ku dyshohet se u vra nga të paktën dy persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20. Ai u qëllua me disa plumba pistolete nga një makinë në lëvizje.

Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli në kryeqytet, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Jurgen Kurti është arrestuar disa herë së pari për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë për mungesë provash.

Më pas ai u akuzua edhe se u përfshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për të njëjtën arsye.

Nuk dihen ende rrethanat e krimit apo autorët, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes.  /a.k/noa.al/