Transmetuar më 18-03-2019, 23:12

Viktima i ekzekutimit të sotëm është 26-vjeçari Jurgen Kurti, një emër i njohur për policinë pasi është përfshirë në akuzë për dy vrasje, një prej të cilave e babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20. Ai u qëllua me disa plumba pistolete nga një makinë në lëvizje.

Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Në prill të 2016-s gjatë një konflikti familjar mbeti i vdekur babai i tij, Artur Kurti, krim për të cilin u dënua daja i viktimës të kësaj të hëne. Leonard Ristani.

Ndërsa një vit më pas, në prill të 2017-s, Jurgen Kurti, u përfshi në vrasjen e Agim Arapit në Durrës.