Transmetuar më 18-03-2019, 12:35

Jeta nuk është treguar kurrë bujare me Dericka Lindsay. E mbetur jetime pak pas lindjes, ajo u adoptua nga një çift të moshuarish, të cilët e rrihnin egërsisht për çdo gjë.

Ndërkohë jeta e saj përfundoi në moshën 9-vjeçare nga duart e Veronica Green Posey, një kushërirë 66-vjeçare e babait birësues, e cila shkonte shpesh për vizitë në shtëpinë e tyre në Pensacola, të Florida, SHBA, për tu kujdesur për vajzën.

Një kushërirë e egër e cila më 14 tetor të vitit 2017, me peshën e saj prej 150 kilogramësh u ul mbi të për ta ndëshkuar.

Ajo u ngrit vetëm pas disa minutash, por vajza nuk merrte më frymë. Tentoi që ti bënte masazh kardiak, dhe më tej thirri ambulancën, por pa rezultat.

Pikërisht këtë të premte, Veronica, teksa ka kaluar një vit e gjysmë nga ngjarja, u dënua me burgim të përjetshëm, pavarësisht tentativave për ta shpjeguar ngjarjen si aksidentale.

Në telashe përfunduan edhe prindërit birësues të Dericka James Edmund Smith, 64 vjeç dhe Grace Joan Smith, 71 vjeç, të cilët që të dy ishin në banesë kur ndodhi ngjarja.

Ata panë gjithë skenën por nuk bën asgjë për ta shpëtuar vajzën, shkruan noa.al. James është dënuar pak kohë më parë me 10 vite burg, ndërkohë që Grace po përballet ende me procesin gjyqësor. /a.y/noa.al