Transmetuar më 16-03-2019, 12:40

Iu nënshtrua një transplanti për mbjelljen e flokëve, pro vdiq pak më vonë. 43-vjeçari Shrawan Kumar Choudhary, një biznesmen indian i cili u operua në një klinikë në Mumbai, pësoi një reaksion alergjik.

Biznesmeni, gjeti vdekjen një ditë pas ndërhyrjes që zgjati 12 orë, për mbjelljen e flokëve.

Ai nuk i kishte thënë familjes se do bënte ndërhyrjen delikate në flokë, për të cilën pagoi 6 mijë euro, ndërsa të afërmit e mësuan gjithçka nga spitali.

Policia po heton për të zbardhur rastin, duke qenë se burrit iu mbollën 9 mijë fije floku në një seancë të vetme, ose tre herë më shumë nga limiti i lejuar.

Një shok shumë i madh për trupin, të cilin Choudhary nuk e përballoi dot, duke gjetur vdekjen të martën e lënë pas.

Problemet e para i shfaqi gjatë ndërhyrjes, deklaroi mjeku, ndërsa pas operimit u mbajt nën monitorim, për shkak se nisi të shfaqte dhimbje në qafë, shkruan noa.al.

Gradualisht gjendja e tij nisi të përkeqësohej, deri sa gjeti vdekjen për shkak të një shoku anafilaktik. Ndërkohë mjeku që kreu procedurën e mbjelljes së flokëve është vënë nën hetim, si i dyshuar se nuk ka respektuar praktikën mjekësore. /a.y/noa.al