Transmetuar më 16-03-2019, 09:42

Mendonte se mjekët nuk e kuronin mirë, kështu që i injektoi gjakun e saj të birit.

Elizabeth Malone, 29 vjeçe, pranoi se ka helmuar të birin 5 vjeç i cili ishte invalid dhe i shtruar në spital, pasi i injektoi gjakun e saj.

Gruaja donte që mjekët ti kushtonin më shumë vëmendje të birit, kështu që vendosi që gjendja e tij të përkeqësohej, në mënyrë që ti bëheshin kontrolle më të thelluara.

Ishin kamerat e sigurisë së spitalit të Virginia, SHBA, ato që filmuan skenën, ku gruaja i injektonte gjakun e saj të birit.

Vogëlushi ishte dërguar prillin e kaluar në ‘Inova Fairfax Hospital’, pasi nëna tha se po i dilte gjak nga goja.

Bëhej fjalë për shtrimin e shtatë prej hemorragjisë në pak muaj, kështu që mjekët vendosën që të kontrollonin fëmijën se çfarë i ndodhte në 24 orë, duke vendosur telekamera, shkruan noa.al.

Gruaja e arrestuar, fillimisht mohoi, por më pas u rrëfye duke thënë se nuk donte që të lëndonte fëmijën, por se donte që të shfaqte probleme, në mënyrë që mjekët ta kuronin më mirë. Sipas mjekëve, vogëlushi mund edhe të kishte vdekur, nëse gruaja do vazhdonte më tej.

Në seancën gjyqësore të kësaj të mërkure, gruaja u deklarua fajtore, ndërsa vendimi për të do të jepet në muajin qershor. /a.y/noa.al