Transmetuar më 16-03-2019, 09:10

Xum Allushi ka humbur shumë në peshë, duke qenë mjaft i lehtë. I ftuar këtv të premte në emisionin ‘Late Night Show’ ai zbuloi dietën e tij.

Humoristi u shpreh se tani konsumon më pak ushqim.

Ndërsa si arsye të mbipeshës renditi kequshqyerjen, stresin dhe depresionin.

“Bëra dy ndërhyrje dhe më dhanë një spunto të madhe. Pastaj fillova të mbaja regjim, nuk haja më si derr. Oreks i paparë. Shqiptarët e kanë këtë oreksin.

Mami gatuan gjëra të lehta, pa yndyrë por duke qëndruar jashtë gjatë gjithë kohës, regjimi i keq i ushqimit, stresi, depresioni, të gjitha këto, kjo më solli mbipeshë. Tani jam bërë si flutur, mund të fluturoj”, tha Xumi.